Hollanda ia doli të sigurojë një biletë për në çerekfinalen e Botërorit të Katarit, pas fitores 3-1 me USA. Pas sfidës trajneri i “tulipanëve”, Van Gaal është shprehur i pakënaqur, për shkak se ekipi humbi posedimin e topit.

“Ne kemi katër funksione ekipore. Një prej tyre është posedimi i topit, këtë ne nuk e zotëruam mirë. Isha shumë i pakënaqur për këtë gjë, por ato dy “bukuroshet” në pjesën e parë më qetësuan. Në pjesën e dytë e rritëm dhe posedimin e topit. Jam tepër i lumtur sepse ne realizuam dy gola nga mbrojtësi i krahut, kjo është diçka shumë e mirë.

Ne bëmë mirë pasi kontrolluam kundërshtarin dhe kjo gjë është pozitive. Problemi qëndroi tek posedimi i topit dhe te kontrollimi i tij nga ana jonë, pasi shumë herë  e humbëm atë. Goli që ata shënuan është gjithashtu për shkak të një gabimi në posedim. Ato krijuan dhe shumë raste të tjera pas saj, por njëri ishte shumë deçiziv, por Noppert më jep shumë siguri tashmë.

Do të luajmë kundër kundërshtarëve edhe më të forte, ndoshta kundër Argjentinës në fazën tjetër, megjithëse sigurisht që nuk do ta nënvlerësoja Australinë. Tetë vjet më parë ishte një kundërshtar shumë i vështirë dhe ne ishim shumë me fat që fituam 3-2 ndaj tyre” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: