Louis van Gaal beson se zëvendësimi i trajnerit nuk do ta ndryshonte situatën tek skuadra e Manchester Unitedit. Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Louis Van Gaal, ka pranuar se ka filluar të frikësohet se mund të humbasë punën e tij, fill pas disfatës nga Norwichi në Old Trafford.

Sakaq, trajneri holandez i ka bërë të ditur drejtuesve të Djajve të Kuq se shkarkimi i tij nuk është zgjidhje për klubin.

“Sigurisht se jam i shqetësuar, sepse besimi në trajner është shumë i rëndësishëm. Dhe kur pësoni humbje atëherë ajo rritet. Kjo është duke ndodhur tani dhe nuk mund t’i mbyll sytë. Nuk besoj se ndërrimi i trajnerit do të ndryshonte gjërat”, ka shtuar më tej trajneri holandez”, ka thënë Van Gaal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: