Vanda qëndron në krah të Mauro Icardit vetëm për para. Kjo është deklarata e fortë e motrës se sulmuesit argjentinas të “Interit”, Mauro Icardi,

Sipas Ivanës, gruaja e Mauros Vanda Nara, i ka bërë “lavazh truri” vëllait të saj dhe se ajo qëndron në krah të tij vetëm për para.

Pas raporteve jo të mira të vëllait të saj me pjesëtarët e familjes, Ivana morta e Icardit, shkruan, “më thuaj me kë rri, të them cili je”.

Motra e Mauros i ka kthyer përgjigje edhe një fansi, i cili kishte komentuar se faji ishte i vëllait të saj dhe jo i bashkëshortes së tij. “E di, por kur e di cila është arsyeja (e vetmja gjë që i intereson asaj gruaje, janë paratë), kupton edhe se dikush ka përgjegjësi, por dikush tjetër i ka bërë “lavazh truri”, transmeton Atsh.

Vanda Nara është gruaja e sulmuesit të “Interit” Mauro Icardi, njëkohësisht edhe menaxherja e tij përsa i përket anës sportive.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: