KORCE-Me një akt vandal dhune janë dëmtuar sërish statujat në parkun ‘Rinia’ në qendër të qytetit të Korcës. Episodi i radhës i dhunimit të këtyre punimeve në skulpturë është shënuar gjatë natës duke u gdhirë e martë, kur persona ende të paidentifikuar i kanë rrëzuar statujat nga platformat e tyre, duke shkaktuar kështu thyerje të tyre dhe dëmtime të tjera. Statujat janë realizuar pak muaj më parë nga artistë të vendeve të ndryshme të botës dhe janë vepra të artit bashkëkohor.

Ngjarjen e ka denoncuar vetë Bashkia e Korçës, e cila ka publikuar edhe foto të statujave të dëmtuara. Bashkia dënon autorët e këtij akti vandal që sipas saj cenon dhe fyen çdo qytetar të Korçës. Nuk është hera e parë që ndodh një episod i tillë. Të tjera skulptura janë dëmtuar ndërsa projekti ishte ende në zbatim e sipër.

(a.jole/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: