TIRANE- Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule zhvilloi ditën e sotme një takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Në përfundim të takimit që zgjati më pak se një orë, kreu i PDBNJ, Vangjel Dule u shpreh se bashkëpunimi i forcës së tij politike vijon me partinë demokratike. Dule bëri të qartë se PBDNJ, është një parti që ka prioritetet e veta, dhe është e prerë në parimet e saj për bashkëpunim

Takimi vjen pak pas ‘divorcit’ të PDIU me Partinë Socialiste, ku Idrizi doli nga koalicioni qeverisës.

“Ishte i domosdoshëm një takim për të analizuar qëndrimet dhe nismat e ndërmarra nga PD me aleatët e vet. PBDNJ është një parti me një profil të theksuar që në aktivitetin e vet politik karakterizohet nga konsekuenca në atë sistem vlerash dhe parimesh që nga themelimi i saj dhe për rrjedhojë nuk besoj se ka hapsirë për interpretime përtej asaj tradicionale. Në jetën politike Dule nuk ka asnjë kuptim nëse nuk është në shërbim të një platforme të caktuar idealesh,vlerash dhe parimesh.” – u shpreh Dule.

Ndërkohë, nga Durrësi Basha ftoi publikisht Idrizin që të jetë pjesë e angazhimeve të PD për të rrëzuar Ramën nga pushteti, në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrojnë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb