Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, zhvilloi këtë paradite takimin me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në fund të takimit, Dule tha për media se nuk ka një datë fiske, por PBDNJ propozon datën më të shpejtë të mundshme konform legjislacionit në fuqi për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

“Zhvillimet ekonomike dhe shoqërore kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve, me procedurën më të shpejtë. Zgjedhjet mbeten një sfidë ende e paarrirë në vendin tonë. Qëndrimi ynë është i qartë, propozojmë datën më të shpejtë të mundshme konform legjislacionit në fuqi”, tha Dule.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb