Në emisionin “Kjo Javë” në News24 deputeti Tomor Alizoti foli për përçarjen në Partinë Demokratike dhe jo vetëm.

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, Alizoti u shpreh opozita duhet të merret seriozisht me problemet e brendshme, duke shtuar se nëse do të jetë sërish në situatën aktuale, atëherë do të ketë një PS me aleatët e saj dhe një autokraci të plotë.

Gjithashtu theksoi se beteja Basha-Berisha, nuk sjell asgjë për demokratët.

Pjesë nga biseda në studio:

Opozita drejt 2025:

Tomor Alizoti: Nëse me këtë rezultat nuk merret seriozisht me veten por me parulla politike, sepse fjala bashkim është parullë. Bashkimi vjen në mënyrë natyrale. Nëse nuk merret urgjentisht për të zgjidhur krizën , në 2025 do kemi në PS me aleatë të saj, ku Shqipëria mund të shpallet në monarki. Që sot është kthyer në një parti shtet. Do të shkojë një kolaps, autokracia do të jetë shumë e vështirë të zhbëhet. Politika e jashtme nuk mund të jetë pronë e një kryeministri. Është bërë si një shtet dasmash. Në politikën e jashtme duhen njerëz profesionistë, njerëz që kanë investuar. Të bësh ture në TV dhe të përfundosh ambasador, kjo nuk është normale.

Arrestimi i Vangjush Dakos dhe lirimi i Saimir Tahirit

Tomor Alizoti: Kroacia ka arrestuar kryeministrin. Kjo Shqipëri ka dy standarde, njerëz që kanë bërë krime më banale, harrohen burgjeve të Shqipërisë. Po ata janë jetimë? Kjo është fatkeqësi. SPAK godet njerëzit që janë duke rënë, por që janë në oponencë me Ramën. Ta marrim që nga Tahiri, Ahmetaj. Fillimisht sulmohen politikisht, pastaj merret SPAK.

I ndalur tek situata e tensioneve në Veri të Kosovës dhe qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama, Alizoti tha se indirekt Rama përçon mesazhin se problemi në Ballkan është kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Serbia e ka pasur strategji që diskutimet apo problemet rreth Kosovës t’i zgjidhë me Shqipërinë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb