Asgjë nuk është e pamundur. Edhe pse nu ke thotë, duket se kjo është shprehja e preferuar e trajnerit të Dinamos, Rodolfo Vanoli, i cili beson ende te mbijetesa. Tekniku italian ka dalë para medieve në prag të takimit të së hënës me Skënderbeun në orën 16.45, ku foli për tema të ndryshme.

 

“Si fillim dua të komplimentoj Tiranën për titullin. Janë akoma 12 pikë në lojë, dhe do të tentojmë të marrim maksimumin. Të shohim në fund nëse do shpëtojmë, edhe pse është shumë e vështirë, por ne do e provojmë.Grupi? Jemi të kompletuar, do të zbresim në fushë me një formacion që do dijë çfarë të bëjë në fushë.

 

Çfarë do të ndodhë?– Kam ardhur këtu për 3 vite, kjo është kontrata me presidentin. Nuk erdha këtu për disa muaj. Dinamo kishte 10 vite larg Superiore, presidenti më thirri të sjell këtu filozofinë time, por edhe të atij. E dinim që kishte vështirësi, por pranova sepse Dinamo e meriton diçka shumë të rëndësishme” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb