Më në fund pas një pauze të gjatë, futbolli në Shqipëri ngriti siparin dhe këtë e bën në mënyrën më fantastike të mundshme dhe pa diskutim me një risi absolute, sistemin VAR.

Më në fund rikthehen edhe tifozët në shkallët e stadiumit duke i dhënë më shumë shije lojës, prezenca e tyre është thjeshtë jetike. Në 5 ndeshje u shënuan jo pak por plot 21 gola, një mesatare prej 4,2 golash për ndeshje, shifra që nuk shkojnë me logjikën tonë të futbollit, por është një ogur i mirë për vazhdimësinë.

Të shihje sfidën Laçi-Vllaznia të krijonte një ndjesi të veçantë, 6 gola në një pjesë lojë. VAR vërtetoi që në start që është një investim i domosdoshëm, shmangu vendime të çuditshme, shpëtoi gjyqtarët dhe vendosi rregull dhe barazi në fushën e lojës, nëse në këtë javë të parë u shënuan kaq shumë gola, kjo është edhe për meritë të VAR.

Ekipit zbritën të transformuar në fushën e lojë, ndryshime pafund gjatë merkatos së verës por perceptimi nuk ndryshon, ky pritet të jetë një sezon edhe më konkurrues, ku të paktën 7 nga dhjetë ekipe synojnë minimalisht prezencën në Evropë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb