Një episod mjaft i dyshimtë ka ndodhur gjatë ndeshjes Valladolid-Real Madrid të fituar nga madrilenët 1-4.

Vendasit shënuan gol në minutën e 13-të me anë të Sergi Guardiolas, por gjyqtari kryesor vendosi të konsultohet me VAR-in për të parë nëse goli i shënuar ishtë në pozicion të rregullt. Teksa loja u ndal dhe  ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim regjia e La Ligas shfaq pamjet e dhomës së VAR-it ku aty nuk  ishte askush.

Por gjyqtarit kryesor pas dy minutave vendosi që të  anullonte golin e shënuar nga Sergi Guardiola. Imazhet me dhomën e regjisë së VAR-it u bënë virale në media dhe rrjetet sociale nga tifozët.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb