Mançester Junajtid ia doli të bënte përmbysjen e madhe në Champions League, përballë PSG, duke fituar në Francë me shifrat 1-3. Teksa kishte humbur sfidën e parë në shtëpi me shifrat 0-2, “djajtë e kuq” ia dolën të zhbllokonin shumë shpejt, që në minutën e 2-të me Romelu Lukakun.

Gjithsesi, vendasit parizienë reaguan 10 minuta më pas, me Bernat, duke barazuar shifrat. Por, ekipi i Solskjaer, edhe pse me një “tufë” dëmtimesh, shënoi të dytin, sërish me Lukakun në minutën e 30-të, pas një gabimi të Bufon që i fali topin belgut.

Në pjesën e dytë, ritmi i Junajtid nuk ishte aq i lartë, por teksa PSG po ruante humbjen 1-2, e cila gjithsesi e kualifikonte, me anë të VAR-it, një penallti u dha në minutat shtesë për Mançester Junajtid. Përsipër e mori Markus Rashford, i cili 11 metra larg Bufonit nuk gaboi, dhe me golin e shënuar, kualifikon kështu Mançester Junajtid në çerekfinale, me avantazhin e golit në fushë kundërshtare.

Ndërkohë, Porto fitoi 2-1 sfidën në 90 minuta ndaj Romës, dhe takimi shkon në shtesë. Soares ishte ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 26-të, por De Rosi barazoi gjithçka, në të 37-tën, me anë të një penalltie.

Në fillimin e të dytës, ishte Marega që iu vodh mbrojtjes së Romës, dhe shënoi golin e 2-1. Me këtë rezultat deri në fund të 90 minutave, takimi shkoi në shtesë.

Në 30 minuta, u duk se ndeshja do të shkonte drejt ruletës së penalltive, por në minutën e 117-të, Porto shënoi me Tejes, me anë të një penalltie të akorduar nga gjyqtari Çakir, pasi u konsultua me VAR-in. Kështu, pas Junajtid, Porto është ekipi tjetër që kalon në çerekfinale.

PSG-Mançester Junajtid 1-3 (2-0)

GOL: Bernat 12′ / Lukaku 2′, 30′, Rashford pen. 94′

LIVE | Porto-Roma 3-1 (1-2)

GOL: Soares 27′, Marega 53′, Tejes 117′ / De Rosi pen. 37′

FORMACIONET

najk

21

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb