ANGLI

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy është bërë futbollisti më i vjetër në Angli që fiton ”Këpucën e Artë”. Ai mori sot çmimin pasi mbylli sezonin me 23 gola, 2 më shumë se Ings i Southampton.

Vardy deri para pak vitesh luante një kategori më poshtë dhe ishte i panjohur për publikun ndërkombëtar të futbollit por edhe atë anglez. Madje ai në fillimet e karrierës duhet të punonte në fabrikë për të mbajtur veten dhe familjes. Nga viti 2012 ai është pjesë e Leicester me të cilin ka realizuar ëndrrat, fitoi Premier League, luajti në Champions League, debutoi me kombëtaren e Anglisë në moshën 28- vjeçare, luajti në Europian dhe Botëror, kurse sot ai fiton Këpucën e Artë.

Por edhe sot Vardy e mori këtë çmim mes një zhgënjimi, pasi nuk shënoi në ndeshjen vendimtare ndaj Manchester United për të fituar një vend në Champions League. Leicester pas humbjes së sotme në shtëpi sezonin tjetër luan në Europa League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb