Kryeministri britanik Boris Johnson , do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman, ku pritet të diskutojnë se si të ndihmojnë vendet evropiane të heqin dorë nga gazi rus pas sulmit në Ukrainë .

Kryeministri do të presë Olaf Scholz këtë të premte, ndërsa pritet të zhvillojnë një konferencë të përbashkët.

Johnson pritet t’i ofrojë ndihmë Berlinit, i cili është ende shumë i varur nga gazi rus, për të reduktuar varësinë e tij nga eksportet e energjisë së Moskës, në një përpjekje për të ndëshkuar makinën luftarake të fondeve të Vladimir Putin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb