Për Poloninë fitorja përballë Shqipërisë ishte jetike, dukshëm edhe trajneri Soza ishte jo pak nën presion. Për fat të mirë, për sa kohë në fushë ke një super lojtarë si Robert Leëandoëski gjithçka bëhet më e lehtë, aq më tepër kur i bën aq shumë dhurata. Trajneri i Polonisë nuk e bën dramë faktin që ekipi i tij ka krijuar varësi nga lojtari i Bayërn Munich, përkundrazi, për të është fat që ka në dispozicion një sulmues të këtij kalibri:

Soza
Soza

“Të dyja pjesët ishin të vështira për ne. Siç ishte parashikuar, Shqipëria ishte një rival shumë i fortë. Ne duhej të lidheshim me intensitetin e lojës dhe ta mbanim atë gjatë gjithë kohës. Vetëm falë kësaj ne mund të fitonim. Sigurisht, lojtarë si Roberti bëjnë diferencën në momentet kryesore. Falë tij, ne ishim në gjendje t’i merrnim gjërat në duart tona në pjesën e dytë. Ne patëm shumë probleme në ndërtimin e aksioneve nga prapa në pjesën e parë. Unë nuk kam asnjë problem me faktin se ne jemi kaq të varur nga Roberti, u shpreh trajneri i Polonisë në konferencë për shtyp.

E T7lfyuuaarqyn
E T7lfyuuaarqyn

Në të njëjtën linjë me trajnerin ishte dhe kapiteni Lewndowski, kjo ishte një fitore e rëndësishme por që duhet të shërbejë si një leksion pasi jo të gjithë ekipet mund të gabojnë kaq shumë sa Shqipëria: Jemi të lumtur që fituam ndeshjen me katër gola të shënuar, por goli i pësuar mund të jetë një ‘por’. Duke parë ndeshjen në përgjithsësi, rezultati është shumë më i mirë se loja. Por këto janë eliminatore, ndaj pikët dhe fitoret janë më të rëndësishme këtu. Mendoj se i kemi kthyer të gjitha mundësitë në gola, theksoi ndër të tjera sulmuesi i Bayern.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb