GJENEVE

Nën mesin e bizhuterive të shitura në ankandin e Gjenevës është dhe varësja e mbretëreshës franceze Maria Antonietta, e cila ka jetuar në shekullin e XVIII.

3816263 11
3816263 11

Varësja është e përbërë me shumë diamant të vegjël dhe nga një perlë në fund. Çmimi fillestar i saj ishte 2 milionë dollarë, ndërkohë që u shit për 36 milionë dollarë. Përveç varëses në ankandin e Gjenevës u nxorën në ankand dh enjë unazë diamanti e mbretëreshës me inicialet e saj.

“Para revolucionit francez dhe para se familja mbretërore të organizonte ikjen në Varenne, Maria Antonietta i paketoi bizhuteritë e saj të shtrenjta dhe ia nisi motrës në Bruksel”- ka shpjeguar eksperti Benoit Repellin gjatë ankandit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb