TIRANË

Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari deklaron se shqiptarët nuk po votojnë sepse ata që marrin pjesë në zgjedhje nuk vuajnë për bukën e gojës. Hajdari tha në emisionin “Open” në News24, ku po diskutohet barometri i varfërisë dhe korrupsionit se populli shqiptar ka gjetur dy rrugë për t’iu shmangur varfërisë, njëra rruga për të ikur dhe po ikën, tjetra të mbijetojnë në kushte ekstreme varfërie.

Sipas tij, duhen programe që familje të caktuara në fshatra të dalin njëherë e përgjithmonë nga uria

“Nuk po votohen sepse Shqipëria ka 3.5 mln votues. Nuk janë më tepër se 700-800 mijë jashtë shtetit me të drejtë vote. Dhe i bie më shumë se gjysma nuk marrin pjesë në votime. Me votimet e fundit, të 2021 kanë ardhur 1 mln e 200 mijë shqiptarë dhe këta nuk janë këta njerëz që vuajnë për bukën e gojës, janë njerëz që punojnë në administratë marrin rroga të mira. Janë biznesmenë të ndershëm dhe të pandershëm, janë para që prodhohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kështu që populli shqiptar ka gjetur dy rrugë për t’iu shmangur varfërisë, njëra rruga për të ikur dhe po ikën, tjetra të mbijetojnë në kushte ekstreme varfërie. Me gjithë përpjekjet që janë bërë për mendimin tim nga kjo qeveri përsëri ne nuk kemi një projekt kombëtar që njerëzit të mos i yshtim duke i dhënë përkrahje sociale që është e barabartë me një thes miell, por të krijojmë programe që familje të caktuara në fshatra të dalin njëherë e përgjithmonë nga uria.

Në 2021 kanë ardhur në zgjedhje rreth 1.2 mln shqiptarë, ju regjistrin e dini, sa janë jashtë e dini, këta të tjerët ju e dini se ça njerëzish janë dhe tifozët. Kështu që populli shqiptar ka reaguar në një farë mënyre”, deklaroi Hajdari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb