Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Europian, Oliver Varheley ka mirëpritur marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Përmes një postimi në Twitter, Varheley ka bërë me dije se punë kundër krimit të organizuar ka dhënë rezultate të prekshme.

“E mirëpres marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Puna jonë e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar solli rezultate të prekshme në terren”, ka shkruar ai, duke shtuar se BE-ja qëndron në krah të njerëzve në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian të mërkurën kanë arritur marrëveshje për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës.

Siç bëhet e ditur, tani duhet të miratohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian përpara se të kalojë procedurën formale të miratimit.

Oliver

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb