Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi ka deklaruar i prerë se Gjykata Kushtetutese duhet funksionale para konferencës së para ndërqeveritare që shënon dhe zyrtarisht nisjen e negociatave të pranimit në BE.

Varhelyi ka thënë gjithashtu se marrëveshja e 5 qershorit është shumë e mirë teksa ka folur dhe për vizitën në Tiranë duke e konsideruar të rëndësishme.

“Kushti që ne kemi në përfundimet e Këshillit që hapin rrugën për negociatat e bën shumë të qartë që duhet një Gjykatë Kushtetuese funksionale përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Inkurajojmë të dyja palët që të vijojnë punën që Gjykata të bëhet funksionale”, deklaroi Várhelyi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb