Për Komisionerin evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi  të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të  bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur. Teksa ka prezantuar paketën e zgjerimit dhe progress-raportin eKomisionit Europian, ai tha se këto vende duhet t’i kthehen  tregut të përbashkët rajonal duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Ndërkohë Varhelyi  bëri përgjegjëse Bashkimin Europian për mosliberalizimin e vizave me Kosoven duke thënë se duhet t’i bindim vendet anëtare për të marrë këtë vendim.

“U bëj thirrje 6 vendeve  të Ballkanit ti kthehen tregut të përbashkët rajonar dhe bashkëpunimit. Duam që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur”

“Avancimi i shpejtë sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën ne kemi bërë propozimet tona por vendet anëtare të BE-së nuk po marrin një vendim. Ne po ndalojmë veten tonë për të ecur përpara. Ne mund t’i marrim këto vendime. Duhet të bindim vendet anëtare që të liberalizojnë vizat.”- tha ai.

Varhelyi shprehu garancinë se konferenca ndërqeveritare për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të ndodhë deri në fund të viti. Sipas tij përpjekjet e bëra deri tani nuk kanë patur sukses.

Ndërkohë lidhur me konfliktin Kosovë-Serbi komisioneri shikon si zgjidhje bërjen pjesë e Ballkanit të Hapur.

Integrimi

“Sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë për negociatat ne po përpiqemi që t’i bëjmë gjërat të ecin përpara por deri tani nuk kemi patur sukses.  Deri në fund të viti kjo duhet të rezlizohet. Unë kam udhëtuar në Shqipëri dhe Maqedoni por duhet angazhim nga të dyja palët. Rezultatet e zgjedhjeve na penguan pak në lidhje me punën por nuk duhet të jenë një pengesë pasi zgjedhjet “shkojnë e vijnë”.

Klima

“Do të donim që vendet e Ballkanit Perëndimor të përshkateshin me ne për sa i pëket çështjeve të klimës me Marrëveshjen e Gjelbër.”

Tensionet Kosovë-Serbi

“Zgjidhja vetme me hapa të vegjël për një jetë më të mirë për njerëzit dhe kjo bëhet e mundur edhe nëpërmjet tregut të përbashkët rajonal.”

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb