Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, deklaroi sot se Bashkimi Europian do t’i ndihmojë partnerët për të mbuluar nevojat e tyre të menjëhershme për sistemin e tyre shëndetësor në luftën kundër COVID-19.

“Si pjesë e reagimit tonë global ndaj pandemisë së koronavirusit, ne po rialokojmë 140 milionë euro për vendet partnere dhe po riadresojmë deri në 700 milionë euro të instrumenteve ekzistuese për të ulur ndikimin ekonomik. U kam shkruar kryeministrave të këtyre vendeve për këtë”, tha Varhelyi.

Varhelyi thekson se gjithashtu do të mbështeten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon.

“Ne do t’i ndihmojmë partnerët tanë të mbulojnë nevojat e tyre të menjëhershme për sistemin e tyre shëndetësor, si dhe të promovojmë masa afatgjata për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të krizës së koronavirusit. Do mbështesim gjithashtu ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon”, – tha Varhelyi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb