Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla komenton deklaratat e komisionerit europian Oliver Varhelyi në Parlament.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë i Bashkimit Europian, Olivér Várhelyi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria në kuadër të Paketës së Zgjerimit të BE të 2020 si dhe Planin e Investimeve Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

“Sot në Kuvendin e shqiptarëve???? patëm nderin të prisnim Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi i cili vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria në kuadër të Paketës së Zgjerimit të BE?? 2020 si dhe Planin e Investimeve Ekonomike për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: