Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka shkruar pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE se është e nevojshme që të fillohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi tregon se sot ka patur një diskutim të mirë për Ballkanin Perëndimor, teksa është konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është e padiskutueshme.

Gjithashtu ai thekson edhe nevojën për të vijuar dialogun Kosovë-Serbi.

 

STATUSI NGA OLIVER VARHELYI

Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Europian.

Sot diskutim i mirë Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva europiane e rajonit është e padiskutueshme dhe për të rritur më tej angazhimin. E nevojshme për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe për të vazhduar dialogun Beograd-Prishtinë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb