PRISHTINË

Komisionieri i BE-së për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Varhelyi ka reaguar pas takimit me Kurtin, duke thënë se ka zhvilluar një diskutim të hapur me kreun e qeverisë kosovare.

  • foto galeri

Po ashtu, Varhelyi nënvizon se BE qëndron afër Kosovës në luftën ndaj Covid.

“Diskutim i mirë dhe i hapur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim, nënvizova rëndësinë e përparimit të axhendës së reformave evropiane dhe rifillimin e dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga ana e BE-së. BE qëndron pranë #Kosovës në luftën kundër # pandemisë COVID19, duke siguruar mbështetje dhe vaksina”, shkruan Varhelyi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: