TIRANË

Për kreun e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është e pamundur të ngresh infrastrukturë për sekuencimin e COVID-19 për të zbuluar variantet e reja. Brataj tha në “Real Story” në News24 se është një strukturë shumë e kushtueshme ndërkohë që nuk mund ta ndjekësh pasi vazhdimisht ndodhin mutacione, por nga ana tjetër është i njëjti trajtim.

“Laboratori i ISHP dhe që u vu tek qendra e gjakut, u shtuan kapacitetet e testimet. Kosova i ka dërguar në gjermani për sekuencimin. Është një strukturë shumë e kushtueshme dhe është një gjë në dinamikë. Ti nuk e ndjek dot gjithmonë. Dhe për një HIV dhe për një sekuencim të një virusi çoheshin në Athinë ose Romë. Sot e ke një laborator. Plus duan kohë dhe burime financiare. Nuk mund të pretendojmë të kemi një laborator sekuencimi për 3 mln vetë. Sa shtame do të vijnë”, tha Brataj.

Sa i përket shifrave të COVID-19 në rritje, ai u shpreh pro masave shtrënguese. “Sa herë indikatorët rriten do marrësh masa shtrënguese, më të rrepta që të ulet përhapja e infeksionit. Këto janë masat për infeksionin. Me këtë përhapje jam për masa”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb