Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur për pandeminë në vendin e tij gjatë një interviste duke zbuluar se tashmë ka mbërritur edhe varianti britanik i COVID-19.

Vuçiç deklaroi se një udhëtar nga Londra e solli varinatin e ri, teksa nuk e fsheh frikën e madhe që ka.

Ai ka folur hapur edhe për vaksinën, duke shprehur indinjatën për COVAX dhe BE, pasi deri më tani Serbia prej tyre nuk ka marrë asnjë dozë vaksine.

“Ne morëm 0 vaksina, mendoj se do të marrim diçka një ditë. Dhe pa programin KCOVAX, morëm 1,150,000 vaksina dhe do të sigurojmë më shumë. Ne porositëm 8 milion vaksina, por nuk ka asnjë. Ne i porositëm ato, është si në luftë, ju porosisni diçka, por nuk ka.”- tha ai.

Nga ana tjetër Vuçiç thotë se për vete do e bënte vaksinën kineze, të cilën Serbia e ka marrë shumë më lirë falë një marrëveshjeje me Kinën.

“Unë do të merrja vaksinën kineze, por mendoj se nuk jam aq i moshuar, sepse mendoj se është turp kur shoh se ka disa që nuk kanë ndonjë sëmundje tjetër, dhe shtyjnë veten të marrin vaksinën,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb