Ka nisur të rritet numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv, për shkak të mbërritjes së variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri, i cili ka çuar në rritjen e infektimeve gjatë ditëve të fundit.

Në një raportim nga Infektivi, gazetari Erjon Skëndaj tha për “BalkanWeb” dhe “News24” se burimet nga QSUT thonë se tre pacientë janë të intubuar, ndërsa në 24 orët e fundit është rritur numri i të shtruarve.

Sipas gazetarit Skëndaj, “Mjekët thonë se Delta konsiderohet më i lehtë, pa temperaturë, ndërsa nuk ka as shenjën kryesore siç është humbjen e shijes dhe nuhatjes. Personat nuk manifestojnë shenjat fillestare të Covid-019, deri kur mushkëria e tyre është prekur dhe fillon e manifeston mungesë të frymëmarrjes, që detyron shtrimin në spital. Por, në vija të përgjithshme, thonë mjekët, Covid-19 shkakton shumë më pak vdekje se sa varianti britanik. Sipas ekspertëve, varianti Delta konsiderohet 7 herë më pak vdekjeprurës, referuar studimeve dhe statistikave në vendet e mëdha”.

Më tej, gazetari deklaroi se nga informacionet që ka, të shtruarit në spital nuk e kanë kaluar koronavirusin dhe nuk janë të vaksinuar, përjashtuar një rast të vetëm, kur pacienti kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb