Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Koresë së Jugut, Son Young-rae, paralajmëroi se Delta, varianti më i fundit alarmues i koronavirusit të ri (COVID-19) po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

Sipas tij, varianti i cili u identifikua për herë të parë në Indi, “aktualisht përbën rreth 7 për qind të rasteve të reja të koronavirusit”. Shifra ishte më shumë se 1 për qind dy muaj më parë, tha ai për radion lokale TBS.

Në katër ditët e fundit, vendi i Azisë Juglindore ka regjistruar mbi 700 raste të reja me COVID-19.

Me 711 raste të reja dhe dy viktima në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 160.795, duke përfshirë 2.028 viktima.

Deri më tani, 15,3 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa më shumë se 5,3 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb