Varianti “Delta” i koronavirusit është përhapur në të gjithë botën, por shqetësues po shihet fakti që po dominon në kontinentin europian.

Sipas BBC në një njoftim të përbashkët të Qendrës Europiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe OBSH, konfirmojnë se shumica e rasteve të reja të infektimeve me koronavirus në Europë janë nga varianti indian, i cili sipas studimeve përhapet më shpejt

ECDC dhe OBSH iu bëjnë thirrje edhe njëherë të moshuarve dhe atyre që vuajnë nga sëmundje kronike, apo grupeve të tjera të riskut që të marrin sa më shpejt të dyja dozat e vaksinës për të qenë më të sigurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: