Tre persona janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë shpërndarë certifikata falas te COVID-i. Në pamjet e publikuara nga media, shihet se si infermierja Anna Maria Lo Brano, shtiret sikur vaksinon pacientët. Ajo hodhi përmbajtjen e injeksionit në një facoletë e më pas, nis ta aplikojë në shpatullat e pacientëve.

Gjithçka ka ndodhur në Palermo ndërsa videon e ka publikuar policia.
Përveç infermieres së përmendur, u arrestua edhe lideri i lëvizjes lokale kundër vaksinimit Filippo Accetta dhe një pjesëmarrës aktiv në protestë Giuseppe Tomasino.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb