Holanda ndaloi sot herët në mëngjes fluturimet hyrëse nga Britania e Madhe, pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19.

“Ndalimi hyn në fuqi menjëherë dhe është vendosur të vazhdojë deri më 1 janar”, deklaroi qeveria.

Instituti Kombëtar holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) rekomandoi kufizimin e hyrjes së këtij lloji të virusit nga Britania e Madhe sa më shumë që të jetë e mundur duke kufizuar ose kontrolluar lëvizjet e udhëtimit, gjë që solli pezullimin e udhëtimeve ajrore nga Kabineti.

Sipas kabinetit qeveritar, një virus me variantin e përshkruar në BM ishte identifikuar tashmë në një mostër të rastësishme në Holandë në fillim të dhjetorit.

Britania e Madhe njoftoi një bllokim të ri për Londrën dhe pjesë të Anglisë jugore dhe lindore duke filluar nga sot për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e shpejtë të variantit të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb