TIRANË

Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve Silva Bino ka folur në konferencën e sotme për mediat dhe për variantin e ri të COVID-19, që detyroi Shqipërinë si shumë shtete të tjera të pezullojë fluturimet me Britaninë e Madhe.

Bino tha se nisur nga informacionet e autoriteteve britanike, nuk ka të dhëna që varianti i ri paraqet forma të rënda të sëmundje dhe riinfektime.

“Kryesisht është identifikuar në Angli dhe më pak në Uells. Gjithashtu është identifikuar në disa vende të tjera, si Danimarkë, Holandë. Deri tani nuk ka të dhëna që paraqet forma të rënda të sëmundjes. Është një e dhënë e saktë duke pasur parasysh që Britania e Madhe kryen sekuencimet më të larta në Europë dhe botë. Ka një sistem survejance perfekt dhe ka të dhëna të sakta. Për riinfektimin deri tani nuk vërehen të dhëna që ky virus të ketë shkaktuar riinfkesione. Ky variant ka të njëjtën sjellje si virusi bazë. Ata kanë vendosur një sistem monitorimi të saktë lidhur dhe me riinfeksionet. Ne do të përditësojmë sistemin tonë të survejancës”, deklaroi Bino.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb