Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sot për situatën epidemiologjike në vend.

Silva Bino u shpreh se vatrat e Covid janë menaxhuar nga autoritetet ndërsa apeloi që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit, ndërsa shtoi se gjatë 3-4 javëve të fundit është vënë re një situatë e qëndrueshme në lidhje me infektimet dhe fatalitetet.

Më tej ajo u shpreh se infeksionet ndërhyrëse janë 10 herë më të larta tek personat e pavaksinuar.

“Kemi pasur në disa shkolla por që janë menaxhuar siç duhet që të mos kemi ndërprerje të shkollave. Kemi një rritje të mbulesës vaksinale, por kemi rritje edhe në disa bashki, siç është ajo e Tiranës. Këto elementë janë të rëndësishëm, por natyrisht ne kërkojmë një ritëm më të lartë të vaksinimit. Në lidhje me analizën e infeksioneve që shfaqen edhe tek personat e vaksinuar, vëmë re se infeksionet ndërhyrëse janë 10 herë më të larta tek personat e pavaksinuar. Kemi 10 herë më shumë infeksione nga Covid tek të pavaksinuarit. Aktualisht kemi të dhëna kombëtare që shkojnë pak a shumë si të gjitha të dhënat e vendeve të tjera. Ka filluar procesi i dozës shtesë tek personat e caktuar. Është me rëndësi që të vijojmë me rimte të mira , pa harruar vaksinimin e dozës përforcuese”, tha Bino.

Kujtojmë se Komiteti Teknik ka vendosur që doza e tretë përforcuese të bëhet për çdo qytetar të grupmoshës +18 vjeç, 6 muaj pasi ka bërë dozën e dytë.

“Përhapja e variantit të ri Omicron, duhet të na gjejë akoma më të mbrojtur, ndaj është thelbësore, vijimi i vaksinimit me dozë të parë për çdo qytetar nga mosha + 16 vjeç, si dhe për fëmijët +12 vjeç me sëmundje që cënojnë imunitetin”, bëhet me dije nga ekspertët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb