E gjithë bota është vendosur në panik për shkak të qarkullimit të variantit të ri të COVID-19, të quajtur Omicron.

Mirëpo, momente qetësie vijnë nga Anthony Fauci, eksperti amerikan i Shtëpisë së Bardhë, i cili thotë se është gati e sigurt që variant Omicron nuk është më i rrezikshëm se Delta.

Megjithatë, kreu i Institutit Kombëtar për Sëmundjet infektive shton se do të duhen ende dy javë të tjera për të konfirmuar plotësisht rrezikun nga ky variant i ri.
Omicron u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe ekspertët e parë që e studiuan deklaruan në krye të herës se ai mund të pësonte më shumë mutacione nga çdo variant i mëparshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: