MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka shënuar rastin e parë me variantin indian të COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se pacienti ku u zbulua varianti indian ishte kthyer nga Iraku.

Ai ishte shtruar në spital për 10 ditë dhe më pas kur u kthye në Maqedoninë e Veriut u dërgua me urgjencë në spital privat.

Filipçe do të kërkojë zgjatjen e masave aktuale kufizuese deri në 15 qershor në gjithë vendin. Ai thekson se nuk ka premisa që të shtohen rastet dhe shtrimet në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb