Përmes një deklarate, kryeministri britanik, Boris Johnson, theksoi se përhapja e variantit indian të COVID-19 në Britaninë e Madhe, është tepër e rrezikshme, duke rritur ndjeshëm një shtyrje të heqjes së kufizimeve anti-COVID.

“Është e qartë se varianti indian është më i transmetueshëm dhe se rastet dhe nivelet e shtrimeve në spital po rriten”, deklaroi për Sky News kryeministri britanik në kuadër të samitit të G7-s në Cornouailles.

“Tashmë ne nuk dimë me saktësi se deri në çfarë mase kjo do të përkthehet në vdekshmëri të tepërt”, theksoi ai duke shtuar se kjo është padyshim një çështje shumë, shumë serioze.

Varianti indian, është 60 % më përhapës se variant britanik, që shkaktoi në Britaninë e Madhe rreth 128 mijë viktima.

Kujtojmë që pas një kufizimi të gjatë, një fushatë e gjerë vaksinimi qeveria ka lehtësuar gradualisht kufizimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb