Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, ishte e ftuar këtë të enjte në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, ku foli për situatën e COVID-19 në vend dhe përhapjen e variantit Omicron.

Tomini tha se Omicron ka një shkallë të lartë transmetimi, megjithatë sipas saj, vaksinimi të mbron nga manifestimi i simptomave të rënda dhe vdekjes.

Tomini: Aktualisht ne kemi për më shumë se 4 javë që kemi deklaruar rastet e para të Omicron në vend. Në dy javët pasuese, konfirmuam dhe raste pasuese. Kemi një incidencë të lartë të rasteve pozitive. Jo vetëm ky fakt, por dhe fakti tjetër se në dy javëve pasueses pas festave, ka pasuar me rritje të rasteve. Kjo tregohet dhe reflektohet dhe me tendencë në rritje të testimeve. Qarkullimi i dy varianteve, delta dhe Omicron, mosrepketimi i masave përgjatë festave, janë faktor që ndikojnë në shfaqjen e një incidence të tillë.

A ka ndodhur që të individët të kenë përpallje variantesh?

Tomini: Kemi dhe prezencë të gripit. Nuk kemi konfirmim të të dy varianteve delta dhe Omicron. Sa i përket specifikimeve të Omicron, ka treguar se ka transmetueshmeri dhe ndjeshmëri ndaj testimeve dhe rinfektime më të larta. Deri në këto momente s’ka asnjë informacion të bindshëm që të tregojë se kemi devijim nga vaksinimi për shkak të Omicron. Jo vetëm me Omicron, por nëse je i vaksinuar më të dyja dozat, mbrohesh nga evitimi i rasteve të rënda dhe vdekjeve. Rastet e vdekjes është situatë tepër komplekse. Prekja e tij në nivele të mëdha, bashkëshoqërimi i me sëmundje të tjera kronike, agresiviteti i virusit, apo dhe lënia në të ashtuquajturën kujdes familjar, bëhen faktor për rastet fatale”, tha Tomini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb