Një rekord i ri rastesh të Covid-19 pritet të shpallet sot në Greqi, në një kohë kur mutacioni Omicron po zgjerohet me shpejtësi. Sipas mediave greke, deri në orën 11 të mëngjesit janë evidentuar 34.000 raste të reja, ndërkohë që nga përllogaritjet pritet që numri përfundimtar të arrijë në 50.000.

Ky shpërthimi i rasteve të reja ishte i pritshëm nga specialistët. Tashmë shtatë nga dhjetë testet molekulare (PCR) të kryera në qendrat diagnostike në Selanik janë pozitive, ndërsa presidenti i EODY Theoklis Zaoutis bëri të ditur dje se 70% e rasteve dhe 70% e shtrimeve në spital janë për shkak të variantit Omicron.

Në orën dy të pasdites anëtarët e Komisionit të Ekspertëve pritet të mblidhen për herë të parë pas Vitit të Ri. Rritja e rasteve është shumë shqetësuese, ndaj kërkohet hartimi i një “plani emergjence” gjithëpërfshirës për të ndalur Omicron.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb