Fotot e varkës së fundit të Titanikut, e cila u gjet rreth 200 milje larg vendit ku u mbyt anija, pritet të dalin së shpejti në ankand, bashkë me një shënim me shkrim dore.

Varka prej druri u zbulua më 13 maj të vitit 1912 nga anija RMS Oceanic. Brenda varkës u gjetën tre trupa të dekompozuar, dy zjarrfikës dhe një pasagjer i klasit të parë, i quajtur Thomson Beattie, 37 vjeç.

Në shënimin me shkrim dore, që do të nxirret në ankand bashkë me fotot, shkruhet se trupat e dekompozuar ishin kaq të kalbur, sa njërit i ra krahu gjatë operacionit.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: