ISHUJT MARSHALL

Policia në Ishujt Marshall ka gjetur ngarkesën e saj më të madhe të drogës ndonjëherë, në një varkë të braktisur të lënë në një breg të vogël.

Mendohet se anija mund të jetë zhvendosur përtej Oqeanit Paqësor nga Amerika Latine, duke kaluar ndoshta muaj në det.

Brenda mjetit lundrues janë gjetur 649 kg kokainë, që kanë një vlerë të vlerësuar prej 80 milionë dollarë (61 milion £).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia tha se droga u asgjësua të martën, përveç dy paketave, të cilat janë dërguar në Administratën e Zbatimit të Drogave në SHBA për testim.

Anija me gjatësi 5.5 metra (18ft) u gjet nga një banor lokal në atollin Ailuk. Vendasit u përpoqën të lëviznin anijen, por nuk ishin në gjendje ta bënin atë, pasi ishte shumë e rëndë.

Pas një hetimi të mëtejshëm, ata zbuluan paketat e drogës në një ndarje të fshehur brenda barkës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb