TIRANË

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur për thirrjet raciste të grekëve sot në Bularat të Gjirokastrës, të cilat në optikën e tij treguan se shteti shqiptar nuk funksionon në pjesën jugore të vendit.

Ai shtoi në “TPZ” në News 24 se në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas, ishin prezentë 5 deputetë nga qarqet ekstremiste greke. Shpëtimi Idrizi shtoi mes tjerash se siguria e shtetit shqiptar sot është tepër shqetësuese.

“Jemi në kushte jo të barabarta reciprocitetit. Kemi shumë raste të moshuarve që nuk lejohen  të futen atje ku kanë lindur. Ajo që ka ndodhur sot, por edhe ditë më përpara. Ne kemi parë një dhunim sistematike të identitetit shqiptar. Kanë qenë 5 deputetë sot në Bularat. Ajo që duhet të na shqetësojnë është fakti se ne të gjithë e pamë se shteti shqiptar kishte rënë. Pamë një shfaqje qesharake, që shpalosnin thirrje ekstremiste. Nëse shteti shqiptar do të ishte në këmbë  mund ta parandalohej nga institucionet e sigurisë kombëtare që në kufij edhe rasti i parë. Shteti shqiptar është sjellë jashtë reciprocitetit”, tha Shpëtim Idrizi.

Kreu i PDIU-së pohoi gjithashtu se prezenca e sotme në Bularat e Vengjel Dules dhe Vangjel Tavos nuk tregon gjë tjetër por vetëm një turp.

“Jo çdo diskutim bëhet për vota. Ajo që dua të them se ky është një turp për ta. Ne e dimë shumë mirë se ky njeri ishte etiketuar si ekstremist i Vorio Epirit. Besoj se shumë shqiptarë e panë se si e përdorën të gjallë, por edhe të vdekur”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb