GJIROKASTËR


Protestuesit të cilët morën pjesë ditën e sotme në varrimin e Kostandinos Kaficas, minoritarit grek që u qëllua për vdekje nga forcat RENEA pas një dyluftimi me armë, kanë bllokuar rrugën nacionale në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për BalkanWeb se protestuesit  bllokuan rrugën për disa minuta duke shkaktuar trafik të automjeteve.

Pelegrinazhi u nis nga varrezat me flamurin e madh ku shkruhejEpiri është Greqi, përshkuan gjithë rrugën dhe dolën më autostradë

Me ndërhyrjen e policisë, protestuesit u larguan duke liruar kështu rrugën.

“Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”, me këto thirrje 35-vjeçari Konstandinos Kacifas është përcjellë për në banesën e fundit.

Kacifas mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat.

I veshur me rroba ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek, i ndjeri është përcjellë nga qindra banorë të zonës, familjarë dhe shtetas grekë. Arkëmorti ka qendruar i hapur deri në fund.

 (e.f/BalkanWeb)