Të paktën 20 persona u vranë sot në Godar, një qytet në rajonin Amhara të Etiopisë, pasi një përleshjeje që pretendohet se u shkaktua nga një grup “ekstremistësh të krishterë” gjatë funeralit të një zyrtari lokal mysliman.

Kryetari i bashkisë Godar, Zeudu Malente, i pyetur nga radio dhe televizioni publik EBC, konfirmoi se “disa ekstremistë”, pa specifikuar se cilit komunitet i përkisnin, shkaktuan një “incident” që rezultoi në “dëm pronësie dhe humbje në jetë njerëzish nga të dyja palët “.

  • foto galeri

Nga ana tjetër policia e Goddard nuk pranoi të komentojë.

Këshilli i Çështjeve Myslimane të Amharasë tha në një deklaratë se “një masakër u krye më 26 prill kundër myslimanëve të mbledhur në varrezat e Sheikh Elias në Godar nga ekstremistët e armatosur të krishterë”.

Autorët hapën zjarr me armë automatike dhe qëlluan me granata, tha Këshilli, duke shtuar se “në bazë të informacionit që dispononte, 20 persona u vranë”.

Të plagosurit, numri i të cilëve nuk dihet, janë dërguar në spitale, ndërsa pronat e myslimanëve janë grabitur.

Shkak i trazirave mund të ketë qenë një mosmarrëveshje mes të krishterëve ortodoksë të Amharasë dhe myslimanëve të zonës, për varrezat ku do të bëhej varrimi.

“Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera (të krishterëve) për të marrë në zotërim varrezat e Sheikh Elias, varrezat kanë qenë gjithmonë myslimane”, tha këshilli në një deklaratë.

Vendi ku u varros zyrtari mysliman është në kufirin midis një xhamie dhe një kishe ortodokse, gjë që zemëroi disa të krishterë, tha një anëtar i forcave lokale të sigurisë për AFP, duke folur në kushte anonimiteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb