VARSHAVË-Polonia dhe Hungaria preferojnë një lidership autoritar të stilit Putin, pasi demokracia krijon shumë probleme, deklaroi ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në një takim elektoral në Nju Xhersej, çka ka irrituar së tepërmi Varshavën.

Kryeministrja polake, Beata Szydlo nuk e ka pranuar krahasimin me Putinin, politikat e të cilit janë kritikuar shpesh nga Varshava, dhe i ka kërkuar ish-presidentit të kërkojë falje ”pasi e ka ekzagjeruar me fjalë të padrejta dhe false”.

Edhe më të ashpra kanë qenë deklaratat e liderit të Partisë Konservatore polake në pushtet, Jaroslaw Kaczynski, i cili e akuzon Clintonin për ”keqinformim”. “Nëse dikush deklaron se në Poloni nuk ka demokraci, atëherë ai duhet të shtrohet në spital”, tha ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: