GREQI-Zona euro dhe Greqia nuk kanë të drejtë të mos arrijnë një marrëveshje, konfirmoi sot ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, pas një takimi të zonës euro që nuk ka regjistruar avancime në negociata.

“Ashtu si evropianët, ne nuk kemi të drejtë të mos arrijmë në një marrëveshje”, konfirmoi ministri, i vënë nën presion nga homologët për të përshpejtuar diskutimet për programin e reformave që Athina është angazhuar të paraqesë.

Ministri grek pranoi që negociatat po zgjasin. Por, kjo ndodh sepse ne nuk dëshirojmë të marrim angazhime që nuk do të mund t’i mbanim (…) që grekët nuk mund t’i mbështesin plotësisht.

“Ne jemi të gjithë dakord se duhet përshpejtuar procesi. Por, ai hodhi poshtë idenë për një rikthim të modelit të pazakontë të bisedimeve zhvilluar në Athinë nga një delegacion, i ashtuquajtur trojka, intitucionet e kreditorëve (BE, FMN, BQE).

(a.n/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: