Gëzuar ditëlindjen Vasco Rossi! Kantautori i njohur italian mbushi 65 vjeç dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga muzika. Në korrik, Rossi do të jetë protagonist i koncertit më të madh të të gjitha kohërave për numrin e madh të biletave të shitura në Modena Park, shkruan “Tgcom24”.

Ai lindi në 7 shkurt 1952 në Zocca, një provincë e Modenas. Në vendin e tij të lindjes, fansat festuan ditëlindjen e tij prej disa ditësh.

Ai nuk është shfaqur, por fansat e tij donin t’ia festonin ditëlindjen, në vendin ku legjenda e rrokut italian filloi jetën e tij prej ylli të vërtetë.

Ka publikuar 30 albume që nga fillimi i karrierës së tij në 1977, nga të cilat 17 në studio, 9 live, dhe 4 përmbledhje, si dhe ka kompozuar më shumë se 150 këngë, përveç një numri të madh tekstesh e muzikë për këngëtarët e tjerë.

Albachiara, e inçizoi në 1979 dhe ndoshta është suksesi i tij më i madh. I datuar në 1981 albumi “Jemi vetëm ne”, është ai me të cilin Vasco fillon të ketë sukses. Në 1982 vjen në Festivalin e Sanremos me “Shkoj në maksimum”, dhe në 1983 me “Jeta e pamatur”. Legjenda ka filluar.

Me 35 mijë kopje të shitura, ai është një nga kantautorët italianë të një suksesi të madh dhe një nga artistët italianë që ka shitur numrin më të madh të disqeve. Rossi ka rekordin italian të spektatorëve në një koncert të vetëm.

Por nuk ka mbaruar këtu. Në 1 korrik një rekord tjetër, ai i 180 mijë spektatorëve që do të asistojnë në koncertin në Modena Park.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: