Si do të tingëllonte një album i Vasco Rossi, plot liri, këngë rock’n’roll pa shumë kufizime? Ndoshta do të tingëllonte njësoj si ‘Ne jemi këtu’-‘Siamo qui’, kënga më e re dhe e shumëpritur që do të publikohet më 12 nëntor dhe e shkruar nga vet rokeri, i cili rikthehet në skenë për të bërë popullin të këndojë sërish poezinë e tij nën tingujt e kitares akustike dhe elektrike.

Albumi i tij do të përfshijë këngë si ‘Siamo solo noi’-‘Jemi vetëm ne’, që këtë vit bën plot 40 vite që nga dalja në treg, e pasuar nga këngë si ‘Siamo soli’ -‘Jemi vetëm’ dhe krijimi i tij më i fundit ‘Siamo qui’-‘Jemi këtu’.

Një repertor që përshkon brezat, të cilët janë rritur, që mbajnë shënim dhe vazhdojnë përpara. Utopi të viteve ‘70, ‘flluska’ të viteve ’80 dhe ndërgjegjësim për tu ndjekur.

‘Siamo qui’ përcjell mesazhin se duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk mund të dorëzohemi, çfarëdo që të ndodhë. E luajtur nga Vasco Rossi, kënga shpreh ironinë, zhgënjimin dhe nostalgjinë.

Sigurisht që, është Vasco ai që zgjedh gjithmonë këngën e duhur, edhe këtë vit, ai do të tregojë për botën, për veten dhe për atë që e rrethon.

Titulli i albumit lidhet me zhgënjimin, por edhe koherencën për të ditur se çfarë vendi zë muzika në botë, të skalitur me kalimin e kohës, mes përpjekjeve që rikthejnë një jetë mes suksesit dhe rënies.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb