Vasil Llajo gjatë rrëfimit të tij te Ola, zbuloi se ka shumë miq të vjetër me të cilët ruan ende miqësinë. Nëpërmjet fotografive rrugëtoi nëpër kujtime, duke filluar që nga koha kur ai ka qenë student në fakultet.

Një nga miqtë e ngushtë të Llajos me të cilin ai është rritur i dërgoi një videomesazh mjekut, ku e vlerësoi jo vetëm për anën e tij profesionale, por edhe atë humane, i cili në çdo kohë iu vjen në ndihmë jo vetëm miqve dhe njerëzve të njohur por të gjithëve.
Vasil Llajo e falënderoi për mesazhin dhe shtoi se për të njerëzit janë të barabartë. Ai tha se mjeku dhe pacienti janë dy ndërkohë që sëmundja është një,

“Ndaj do ta mundim”, u shpreh Llajo.

Mjeku në fund shtoi se përveç rreth 17 laboratorëve “Intermedica” të shtrira në Tiranë, Sarandë dhe Kosovë janë edhe 300 laboratorë të tjerë më të cilët ata bashkëpunojnë dhe që ruajnë po të njëjtin standard dhe cilësi.

Vëllezërit korçarë në fund të mbrëmjes zgjodhën ta përshëndesin mjekun me këngën “Në bankat e shkollës moj mike”, e cila është shkruar nga Agim Prodani dhe është interpretuar nga Anita Take.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb