Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili e ka quajtur “propagandë” Reformën në Drejtësi.

Në një status të gjatë në “Facebook” ai thotë se kjo “propagandë” duhet të përballet me fakte reale, e më pas rendit të gjitha mungesat në njerëz, që kanë të gjitha strukturat e reformës, që ka afro 5 vite që është krijuar.

Vasili thotë ndër të tjera se është fatkeqësi e madhe që Reforma në Drejtësi nga një iluzion, u kthye në një delusion për qytetarët shqiptarë.

Postimi i plotë:

Reforma ne drejtesi, propaganda perballe fakteve reale!

Sa here qe shqiptohet fjala reforma ne drejtesi nga qeveria dhe disa nderkombetare shperthen nje logore propagandistike e padegjuar.

Asnje qytetar ne Shqiperi nuk ka nevoje per propagande te shpifur, por per fakte te verteta.

Ja faktet asgjesuese, qe tregojne qarte arkitekturen antifunksionale dhe totalisht te manget te sistemit te drejtesise ne te gjitha nivelet, pas plot 5 vjetesh te reformes se miratuar ne 21-22 korrik 2016.

1. Gjykata e Posacme Apelit Kunder Krimit Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar aktualisht ka 4 anetar nga 11 anetar qe duhet te ketë.

2. Gjykata e Posacme e Shkalles se Pare Kunder Krimit Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar aktualisht ka 6 anetar nga 16 anetar qe duhet te ketë.

3. Gjykata Kushtetuese ka vetem 6 anetare te zgjedhur nga 9 qe duhet te kishte.

4. Gjykata e Lartë sot ka 7 gjyqtarë nga 19 që duhet të kishte. Sot në këtë gjykatë çështjet e mbartura vijojnë të jenë mbi 30 000 mijë dhe që datojnë prej vitit 2016.

5. Gjykata e Apelit Admimistrativ sot ka 8 gjyqtarë, nga 13 që duhet të kishte sipas organikës. Sot në këtë Gjykatë shqyrtohen çështje të vitit 2016. Sipas ligjit, shqyrtimi në Gjykatën Administrative duhet të përfundojë 30 ditë pas administrimit të ankimit.

6. Gjykata e Apelit Tiranë sot ka vetëm 9 gjyqtarë, nga 31 që duhet të kishte sipas organikës. Edhe në këtë Gjykatë shqyrtohen çështje me vite vonesë (2016) dhe ka shumë probleme me formimin e trupave gjyqësore. Ka 14 000 dosje që presin gjykimin.

7. Gjykatat e Apeleve në Rrethe funksionojnë me numër gjyqtarësh më shumë se të përgjysmuar.

8. Ka Gjykata që nuk formojnë as një trup gjyqësore me 3 anëtarë, ndërkohë që në Gjykatat e Rretheve përditë reduktohet numri i gjyqtarëve për shkak të procesit vetting.

9. Edhe në Gjykatat e rretheve ka vonesa masive, me vite, në shqyrtimin e çështjeve.

10. Praktikisht të gjitha Gjykatat në vend, nuk kanë numrin e gjyqtarëve që përcakton ligji.
Asnje analize objektive nuk ka per kete situate kritike.
Asnje strategji nuk ka per te zgjidhur kete deformim shume te rende te sistemit te drejtesise.
Kjo situate teper e rende nuk prodhon drejtesi per qytetaret, por prodhon cilesi teper te ulet ne dhenien e drejtesise, vonesa skandaloze e teper te denueshme

si dhe “garanton” pandeshkueshmeri per pushtetaret.

Cdo gje po bie mbi qytetaret e thjeshte te cileve te drejtat e cdo lloji po ju cenohen e dhunohen cdo dite dhe kjo drejtesi e sakatuar nuk ju garanton as mbrojtjen minimale te tyre.

Pronat e mijra qytetareve po grabiten, pervetsohen e rrembehen arbitrarisht nga shteti dhe te fortet, ndersa drejtesia e kapur eshte ne krah te tyre dhe kunder qytetareve.

Keto fakte kokeforta nuk i anashkalon dot asnje propagande as ne shqip as ne anglisht.

Eshte vertet fatkeqesi e madhe, qe reforma ne drejtesi per qytetaret u kthye nga iluzion ne deluzion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb