Në një reagim në Facebook, Petrit Vasili ka kritikuar qeverinë Rama për krizën e çmimeve.

I ndalur tek vendimi i fundit i Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve, Vasili e ka vlerësuar një çmim kriminal.

Në krahasim me Maqedoninë, Vasili thotë se në Shqipëri është çmimi më i lartë.

Statusi:

265 leke litri, vazhdon cmimi kriminal i naftes!!

Qeveria vendosi sot Çmimin e Naftes 265 leke litri.

Po sot ne Maqedoni eshte 212 leke litri(109.5 denare).

Ne Shqiperi eshte 523 leke (5230 leke te vjetra) me shtrenjte.

Ne Shqiperi qeverisin batakçinjte e rilindjes ndaj cmimi eshte ne kete nivel mafioz.

Maqedonia nuk prodhon nafte, nuk ka porte por edhe nuk ka ne qeveri superbatakcinj si keta te rilindjes ne Tirane.

Ndaj Maqedonia ka nje nga gjashte cmimet me te lira te naftes ne Europe,

ndersa Shqiperia e qeverisur nga rilindja nje nga tre me te lartat ne Europe

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb