TIRANE– Përmes një postimi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama, i cili postoi në Facebook një video nga rruga e Pogradecit për të ashtuquajturat projekte 3D. Vasili thotë se kryeministri duhet të japë në 3D edhe dhunën e policisë në Jalë.

Statusi i plotë i Vasilit:
Kryeminister sklerotik, jepe me 3D edhe dhunen e Jalit.
Ky kryeminister, te gjithe matufllekun propagandistik e ka perqendruar te ca video idiote rrugesh me dy kalime, te ngushta si mendja e tij sklerotike.
Le ta jape edhe dhunen ne Jal kunder njerezve te thjeshte ne video me HD, me 3D apo me 4K.
O sklerotik, ke gjekundi ndonje meter autostrade? Apo, meqenese jane te gjera dhe me kater korsi, autostradat nuk t’i merr formati i fishkur i videos?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: